E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Fier-Ballsh 1 i vdekur dhe 2 te plagosur

Një shtetas ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Ballsh, pikërisht në kthesat e fshatit Visokë të rrethit Mallakastër.

Shpëtim Haruni, 45 vjeç nga fshati Panahor i Mallkastrës, ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin ai po udhëtonte ka rënë nga një lartësi rreth 30-40 metra, duke përfunduar në shtratin e lumit Gjanicë.

45-vjeçari, punonjës policie në burgun e Rrogozhinës, ka mbetur i vdekur në vend ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje kritike për jetën.

I plagosur lehtë ka mbetur edhe një tjetër pasagjer që udhëtonte me këtë automjet. Sipas policisë që mbërriti menjëherë në vendngjarje, shkak për aksidentin është terreni i rrëshqitshëm si pasojë e shiut dhe pakujdesia e drejtuesit të mjetit.
Aksidente rrugore
E shtunë e përgjakshme në rrugë
Aksidenti pranë Korçës, humb jetën kalimtari
Shkodër, aksidentohet 80-vjeçarja, e përplas motoçikleta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›