E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gane shembet nje supermarket ne Akra

Qindra persona janë zënë poshtë gërmadhave të një supermarketi që është shembur në Akra, kryeqytetin e Ganës.

Sipas BBC, policia dhe zjarrfikësit po mundohen të shpëtojnë njerëzit. Nga raportimet e para, tre persona kanë humbur jetën.

Kryetari i Bashkisë së Akras, Alfred Oko Vanderpuye, është në vendngjarje.

Një dëshmitar theksoi për ‘AFP’: “Po shkoja për të blerë diçka, kur marketi u shemb para meje.”

Mendohet se rreth 200 persona nga stafi i supermarketit janë bllokuar brenda. Godina u shemb 15 minuta para se të hapej për nisjen e punës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›