E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani mesazh urimi Obames

Kreu i shtetit Bujar Nishani ka uruar Barak Obamën për rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara.

Rizgjedhja juaj në këtë post, shkruhet në telegram, më jep nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal t’ ju përcjell urimet më të ngrohta dhe miqësore për sa më shumë sukses dhe mbarësi.

Presidenti shqiptar shprehet i bindur se bashkëpunimi, partneriteti dhe miqësia do të vazhdojnë të konsolidohen e të zhvillohen më tej në interes të begatisë së dy popujeve tanë. Më tej, në telegram theksohet se ky është një kurorëzim i përpjekjeve në dobi të popullit amerikan dhe të paqes e sigurisë në mbarë botën.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›