Aksident në Fier-Vlorë, plagoset rëndë i moshuari

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Levan ku një makinë me targa të huaja ka përplasur rëndë 70-vjeçarin Meçe Meçaj.
Mësohet se 70-vjeçari ka qënë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një shtetas i huaj, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Menjëherë i moshuari është dërguar urgjentisht në spitalin e Fierit dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e drejtuesit të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pasi ka kryer aksidentin.