E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, vetëdigjet me benzinë një grua

LIBRAZHD-Një 43 vjecare është vetëdjegur me benzinë ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Skena tragjike u shënua gjatë natës në komunën Stëblevë të Librazhdit kur Rabie Trompa 43 vjec ka hedhur benzinë mbi trupin e saj dhe më pas i ka vënë zjarrin vetes.
Viktima u gjet e pajetë nga bashkëshorti. Nga hetimet paraprake mësohet se 43 vjecarja ishte me aftësi të kufizuara.
Policia vijon hetimet në vendgjarje për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›