Aksident në Fier, kamionçina përplaset me makinë e përfundon në kanal, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Seman, në afërsi të lagjes “Afrim i Ri”, ku janë përplasur një automjet dhe një kamionçinë.
Si pasojë e përplasjes, dy shtetas kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga goditja, kamionçina ka përfunduar në një kanal anës rrugës, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale.
Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore dhe ekspertët, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po dokumentojnë rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkaqet e tij.
/rtsh.al/