E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier, plagoset një person

Një aksident me pasojë një të plagosur është shënuar në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim, ku shtetasi Qemail Hyseni, 21vjeç teksa drejtonte automjetin e tij është përplasur me një tjetër automjet që gjendej i parkuar. Ndërkohë i lënduari është dërguar menjëherë në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat blu nga ana e tyre po hetojnë për qartësimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›