21 janari, PD-Ramës: Do vijë dita kur të hetohesh si organizator!
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj Albana Mustafaraj, deklaron se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk duhet të gëzohet se i ka shpëtuar hetimit për 21 janarin. Ai sipas PD-së, është organizatori i grushtit të shtetit, ndërsa kryeprokuroren Ina Rama e cilësuan pjesë të klanit të PS-së.
“Partia Demokratike thekson edhe njëherë se, pretenca publike televizive prej 90 minutash e Prokurores së Përgjithshme e paprecedent në historinë e një vendi të lire, akuzat e saj për vrasje me dashje ndaj oficerëve të Gardës, që me trimëri, burrëri, heroizmin e tyre mbrojtën rendin kushtetues dhe hodhën në lanë mandatet e ëndërruara të puçistëve, dëshmojnë thjesht urrejtjen por panikun që ka mbërthyer klanin e atyre që, tek përmbysja me dhunë e pushtetit legjitim, kishin vendosur ëndrrën e mandateve të tyre”, tha Mustafaraj.
Në emër të PD-së, Mustafaraj u shpreh se hetimi për 21 janarin do të jetë i plotë, do përfshijë të gjithë organizatorët dhe nuk mund të pengohet nga askush, sic tha ajo.
“Partia Demokratike i deklaron edhe njëherë zotit Rama se, hetimi i pavarur i 21 janarit 2011, identifikimi i ideatorëve, organizatorëve, sponsorizuesve të 21 janarit, si dhe autorëve të dhunës tragjike dhe rrethanave të saj, janë zotimi absolut i kësaj mazhorance. Ky hetim nuk do mund të pengohet as nga pretencat tuaja të përbashkëta televizive me Prokuroren e Përgjithshme, nga etiketimet që ju u bëni punonjësve që mbrojtën rendin kushtetues të vendit si vrasës me dashje dhe që së shpejti do t’i shpallni vrasës me pagesë, as nga prishja e provave dhe zhdukja e dëshmive që faktojnë gjithçka rreth skenarit të 21 Janarit 2011”, thuhet më tej në deklaratë.
(ma.ar/BalkanWeb)