Tjetërsuan pronat në bregdet, Apeli arrest shtëpie për 3 zyrtarët e AKKP
TIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar sot masën e arrestit për tre nga të akuzuarit për skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë, ndërsa ka lënë në burg ish kreun e AKKP Bledar Dervishaj.
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masen e “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Tiranës për të akuzuarit Merita Gjinali ish-topografe, Dhimitër Papa, ish-topograf dhe ish-juristin Ali Aliu, duke vendosur masën arrest shtëpie.
4 ish zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga posti i tyre, kanë ndryshuar destinacionin e një sipërfaqe toke prej 79 mijë metrash katrorë, e ndodhur në plazhin e Spillesë, pronë kjo që i është kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)