Vrasje në "Qytetin Studenti", qëllohet 26-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “Qytetin Studenti” në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën pasi është goditur me armë zjarri nga shkokët e tij.
Duke iu referuar burimeve të policisë për “Ora News”, viktima është 26 vjecari Alfred Musabelliu. Ndërkaq, ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Ali Visha”.
Nga hetimet e kryera deri më tani, autorë në këtë vrasje janë shtetasit Albi Zela, 23 vjec, me banim në Tiranë,Donald Ymeri, 22 vjec, me banim në Tiranë. Ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe autori tjetër i kësaj vrasje me armë.
Aktualisht, nga grupi hetimor në vendngjarje po punohet intesivisht për zbardhjen e rrethanave, motiveve të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve te tjerë në këtë vrasje, i cili tashmë është identifikuar.