Tiranë, vritet në banesën e shokut 26 vjecari
TIRANE- Një vrasje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në “Qytetin Studenti”. Policia bën të ditur se viktima është Alfred Musabelliu 26 vjec, ndërsa të akuzuarit si autorë të vrasjes janë dy shokë të tij, Albi Velaj dhe Donald Ymeri. Një person i tretë është shpallur në kërkim.
Nga të dhënat e para të hetimeve mësohet se vrasja është shënuar në banesën e njërit prej të arrestuarve, Albi Velaj në rrugën ‘Ali Visha’. Policia ka nisur veprimet proceduriale për zbardhjen e vrasjes, ndërsa të dhënat e para mësohet se krimi dyshohet të ketë ndodhru për motive të dobëta.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)