E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë Krujë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar pa aksidentet dhe viktima. Në momentet kur pritej të trokiste 2012-ta, në aksin rrugor Vorë-Fush Krujë ka ndodhur një aksident i rëndë. Shpejtësia e një automjeti tip benz ka shkaktuar vdekjen e një kalimtari dhe në anën tjetër të gjithë ata që ishin në këtë automjet janë plagosur rëndë.
 

Identiteti i viktimës, i të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditur.
Menjëherë pas kësaj përplasje fatale, në vendgjarje kanë mbërritur efektivat e policisë. Edhe pse është dhënë ndihma e parë, kalimtari nuk ka arritur të shpëtojë, ndërsa personat e tjerë të plagosur janë nisur drejt spitalit të Tiranës. Gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të jetë e përkeqësuar.

Blianci i këtij aksidenti tragjik është 1 viktimë dhe 4 të plagosur. Sipas policisë automjeti Tip Benz ka ecur me shpjetësi dhe pasi ka përplasur kalimtarin, shoferi nuk ka arritur në manovrojë në kohë, madje humbja e kontrollit ka përplasur makinën me anësoret metalike të rrugës, duke dëmtuar rëndë ata që udhëtonin në këtë automjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›