E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi vizitë në Maternitet

Të shoqëruar nga Drejtoresha e Maternitetit, znj. Rubena Moisiu, Kreu i Shtetit Shqiptar dhe Zonja e Parë, u interesuan për shëndetin e fëmijëve të vegjël dhe nënave të tyre, si dhe kryen një vizitë të veçantë në dhomën e nënës, Andriana, e cila lindi foshnjën e parë të vitit 2012, të quajtur Roan, vetëm 2 minuta pasi kishte hyrë viti i ri, duke i dhuruar një buqetë me lule, si dhe duke i shprehur urimet më të mira për një jetë të gjatë, të mbarë e plot shëndet.

“Në këtë vit të rëndësishëm e historik për shqiptarët, në 100-vjetorin e Pavarësisë, në këtë ditë të mrekullueshme me diell, besoj që urimi shkon edhe për të porsalindurit, që të kenë jetë, të kenë shëndet, të rriten me ngrohtësi familjare, për të qenë nesër, me siguri, qytetarë dinjitozë të Evropës!”, tha kreu i Shtetit.

“Unë do ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar të gjithë ata që shërbyen gjatë gjithë natës së mbrëmshme. Kur të gjithë festonin, ata ishin në detyrë, duke filluar nga personeli mjekësor, personeli ndihmës, forcat e ruajtjes së rendit dhe të gjithë ata që kanë qëndruar jashtë festimit për t’u siguruar gëzim dhe hare të gjithë të tjerëve”, vijoi. Ai ka shprehur falënderimet edhe për gazetarët e terrenit, që nuk mungojnë në punë pavarësisht festave. /Start/

                                                                                             2012-01-01 12:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›