E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 janar 2012, dy të plagosur në Korçë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Denas të komunës Lekas ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Ylli Hasanllari, 30 vjeç dhe Xhafer Hysenllatanji, të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë mësohet se lajmi është njoftuar nga vetë kryeplaki i fshatit, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë.

Duke qenë se fshati Denas është një nga zonat më të thella të Korçës, mësohet se policia nuk ka arritur akoma në vendin e ngjarjes dhe transportimi në spital i të plagosurve nuk është bërë ende.

Mësohet se familjarët kanë kërkuar dhe sjelljen e një helikopteri, pasi gjendja e të plagosurve paraqitet mjaft kritike.

Ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes në të cilat ka ndodhur plagosja apo autorët e saj.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›