Kryeministri turk takohet me liderin e Hamasit

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur takime me liderin e Hamasit, Ismail Hanija dhe ka theksuar mbështetjen e tij për pajtimin palestinez. Lajmi është raportuar nga mediat turke, te cilat shprehen se qeveria e Erdoganit insiston se paqja nuk mund të arrihet në konfliktin izraelito-palestinez, nëse Hamasi përjashtohet nga procesi. Kryeministri turk ka refuzuar emërtimin “terrorist” për Hamasin, duke e mbrojtur këtë grup islamik.
Hanija është duke qëndruar në Stamboll,në kuadër të turneut të tij të parë zyrtar në rajon, që kur lëvizja islamike mori pushtetin në enklavën palestineze në vitin 2007.