Aksident në Fushë-Krujë, 2 të vdekur e dy të plagosur
2 persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident në aksin Fushë Krujë Milot, në Thumanë.
Makina me të cilën udhëtonin katër personat ka dalë nga rruga, duke u përplasur në një shtëpi buzë rrugës. Si pasojë kanë humbur jetën Armando Dervishi, 23 vjeç dhe Enver Veseli, 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e tjerë.
Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte mjeti.