Newsweek: Shqipëria, vend i mirë për femrat
Revista prestigjioze amerikane Newsweek e rendit Shqipërinë në vendin e 21-të nga 165 vende, në një klasifikim për vendet që ofrojnë të drejta për gratë.
Sipas këtij studimi, Shqipëria renditet mjaft mirë përkrah Britanisë së Madhe e Belgjikës, duke lënë pas vende si Italia e Greqia.
Për këtë studim janë analizuar 5 fusha si drejtësia, shëndeti, politika, edukimi dhe ekonomia./Koha