E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë Krujë-Tiranë2 të vdekur, 2 të plagosur

TIRANE- Një aksident me dy të vdekur e 2 të plagosur u shënua sot në mëngjes në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00 pranë fshatit Tapizë dhe u përfshinë 3 mjete: dy Opel dhe një Ford i cili ishte me targa italiane DL 451 Ptl.

Policia po heton shkaqet, paraprakisht dyshohet parakalimi i gabuar i automjetit me targa italiane.

Viktimat janë Kastriot Jaku, banues ne Milot dhe Gjergji Nano banues në Tiranë. Dy të  plagosurit u dërguan në spital ushtarak.

(Ne foto aksidenti sot, ne Fushe Kruje- Tirane)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›