E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë-Fushë Krujë, përplasen 3 makina, 2 të vdekur

TIRANE – Dy persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 automjete janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Mësohet se viktimat janë identifikuar si Kastriot Jaku nga Miloti dhe Gjergji Nano nga Tirana .

Në aksident janë përfshirë një makinë ‘Ford Focus’ me targa italiane, dhe dy ‘Opel’ me targa TR6152N dhe TR9118L.

Sipas policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.

Megjithatë ekspertët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›