Aksident në Fushë-Prezë, vdesin 4 persona
4 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasdite në Fushë-Prezë, në rrugën e vjetër të Rinasit.
Bilanci tragjik është pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy autoveturave, njëra me targa të Kosovës dhe tjetra të Laçit. Viktimat janë dy burra e dy gra mbi 50 vjeç ende të paidentifikuar, pasi me vete nuk u është gjetur asnjë dokument identifikimi. Medohet se dy prej tyre janë shtetas kosovarë. Dy persona të tjerë Dalmian Doda dhe Gert Popa, 20 dhe 21 vjeç kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak. Policia po heton për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik. Nga hetimet e para rezulton se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe, por edhe lagështira në rrugë. Frenimi dhe manovrimi janë penguar nga rruga e lagur prej shiut të rënë.