E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia përfshihet nga një tjetër skandal seksual

Në një kohë që Italia duket se ka lënë pas skandalin e femrave të kryeministrit Berluskoni, një tjetër skandal seksual, i ndodhur në korrikun e kaluar, ka mbushur faqet e para të gazetave.
Siç raportojnë mediat vendase, 4 oficerë policie janë vënë në pranga pasi shantazhonin Guvernatorin e Lazios, Pierro Marrazo me një video rreth 90 sekonda në të cilën ai takohej me një transeksual. Sipas disa shkrimeve, policët mësohet të kenë gjetur në një dhomë hoteli Marrazin, në praninë e transeksualit, e në këmbim të heshtjes i kanë kërkuar para, por më vonë kanë kërkuar të shesin videon nëpër media. Pamjet tregojnë guvernatorin që ka vetëm një këmishë në trup dhe pranë tij një transeksual, po kështu, gjysëm i zhveshur. Mësohet se nëpërmjet shantazheve policët kanë arritur të marrin 3 çeqe nga 20 mijë euro. Fillimisht Marrazo, politikan i opozitës mohoi ekzistencën e një filmimi të tillë, duke deklaruar se ishte thjesht një akt mizor për të dëmtuar figurën e tij politike, por mesa duket u dorëzua dhe në polici deklaroi se kishte paguar pasi kishte frikë se do të përfundonte në burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›