Spanja nderon Kadarenë me Çmimin Princ i Asturias
Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është nderuar me Çmimin e madh spanjoll, “Princ i Asturias” për Letërsinë, në një ceremoni solemne të organizuar në Teatrin Campoamor të Oviedo-s në Spanjë.
Në qilimin e kaltër jashtë godinës ecën dhe u përshëndetën nga mediat dhjetra personalitete të shquara vendas dhe të huaj. Ishte pikërisht Princi i Asturias Felipe i shoqëruar nga bashkëshortja Leticia, Princesha e Asturias, i cili çeli ceremoninë gjigande.
Më pas një e nga një në sallë u futën 8 personazhet fituese të këtij çmimi presitgjioz, mes të cilëve edhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Në fjalën e tij shkrimtari shqiptar tha se është një kënaqësi e veçantë që merr këtë çmim, dhe përshkroi rrugëtimin e Shqipërisë nga komunizmi në demokraci nëpërmjet syrit të një shkrimtari duke thënë se letërsia është e pavarur dhe do të mbetet gjithmonë e do t’i sjellë botës bukurinë që meriton.
Kadare kandidat i çmimit Nobel në letërsi shoqërohej nga familja e tij, ndërsa ka qënë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuar në vigjilje të këtij çmimi. Dhënia e çmimit shkrimtarit shqiptar i përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, u shoqërua me jehonë sidomos nga shtypin spanjoll dhe atë botëror.
Ky vlerësim, i dyti për nga rëndësia në botë pas Çmimit Nobel, përveç prestigjit që ofron, vjen bashkë me një shpërblim prej 50 mijë eurosh dhe një statujë të Zhan Miro.
Kadare morri urimet dhe vlerësimet më të mira nga Princi Filipe, Mbretëresha e Spanjës dhe homologë e personalitete të shquara botërorë.