Afganistan, nis sot fushata zgjedhore për raundin e dytë
Në Afganistan nis sot fushata elektorale për balotazhin e 7 nëntorit mes presidentit Hamid Karzai dhe rivalit të tij Abdullah Abdullah, i cili së fundmi deklaroi se do të preferonte më shumë opozitën sesa një koalicion të mundshëm. Talebanët nga ana e tyre kërkuan bojkotimin e turit të dytë të zgjedhjeve, të ashtuquajtur sipas tyre, “proces amerikan”.