Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën 22-vjeçari

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të ditës së diel, në vendin e quajtur Fusha e Luzatit. Automjeti tip Benz me targa Gj 2901 A që drejtohej nga shtetasi Elidjan Gjika vjeç nga Kolonja e Gjirokastrës, humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat.
Në automjet, përveç drejtuesit udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë. Këta të fundit u dërguan në spitalin e Gjirokastrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 22-vjeçari Gjika ndërroi jetë rrugës për në spital.
/Start/
2011-07-03 10:42