E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria merr presidencën e radhës të PABSEC

Në Asamblenë e Përgjithshme të 37-të të PABSEC që u zhvillua në Kiev, me pjesëmarrjen e deputetëve nga të gjitha vendet anëtare të kësaj Asambleje dhe të Presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe zëvendës presidentit të PE-së, Shqipëria u përfaqësua nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Në fjalën ë saj, zonja Topalli nënvizoi se “Shqipëria si një bashkëthemeluese e PABSEC e vlerëson atë si një forum të një rëndësie të veçantë në çështjen e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh të vendeve pjesëtare të kësaj organizate, por po ashtu dhe për rëndësinë që kanë këto vende në bashkëpunimin për çështjet e sigurisë, energjisë, teknologjisë, të ekonomisë së gjelbër, në këto kohë sfidash për mbarë globin”.
/Start/

                                                                                             2011-07-03 14:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›