E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane policia arreston hajdutin serial te lokaleve e banesave

Shërbimet e komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës arrestuan të shtunën dy hajdutë, njëri prej të cilëve në dy muaj e fundit ishte kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve për shkak të numrit të madh të vjedhjeve.

Ardjan Leka, u arrestua pasi i janë dokumentuar 3 vjedhje lokalesh në Tiranë, ndërsa policia dyshon që ai është autor edhe për vjedhjen e një dyzine tjetër lokalesh dhe banesash.

Ekspertët kanë nisur krahasimin e gjurmëve të gishtërinjve të tij me ato të gjetura në raste të ndryshme vjedhjesh ndërsa pritet të kryhen edhe ballafaqimet me dëshmitarë të disa plaçkitjeve.

Parandalimi i vjedhjeve të kryera nga bandat plaçkitëse në kryeqytet, është kthyer në një nga prioritet e policisë për vetë faktin se këto banda shfrytëzojnë sezonin turistik veror dhe largimet e qytetarëve nga banesat për të realizuar vjedhjen e tyre.

Po të shtunën, shërbimet e komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës kanë zgjidhur brenda pak minutash situatën e krijuar nga një grindje me thika mes dy adoleshentëve. Aldo Z., 16 vjeç, u shoqërua menjëherë nga policia pasi qëlloi me thikë në këmbë 17-vjeçarin Orest P..
Ngjarja ndodhi në zonën e Tiranës së Re pas një grindje për motive banale mes adoleshentëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›