E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident 22 vjecari humb jeten pasi makina i del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, si pasojë e së cilës ka humbur jetën Elidjan Gjika, si dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të ditës së diel, në vendin e quajtur Fusha e Luzatit. Automjeti tip benz me targa Gj 2901 A që drejtohej nga shtetasi Elidjan Gjika 22 vjeç nga Kolonja Gjirokastër është përplasur me bordurat e rrugës si pasojë e humbjes së kontrollit.

Automjeti që drejtohej nga 22-vjeçari ka dal nga rruga. Në automjet udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe dy shtetas të tjerë,ku të tre janë çuar për në spitalin e Gjirokastrës. Drejtuesi i automjetit Elidjan Gjika ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Ndërkohë që dy personat e tjerë, të cilët po udhëtonin me makinën tip benz, janë jashtë rrezikut për jetën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›