E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Gjirokaster

Rreth orës 15:40  në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë në vendin e quajtur Viroi një automjet tip “BMW” me targa italiane AB 435 BJ që drejtohej nga shtetasi, Emiljano Shehaj nga Gjirokastra është përplasur me murin mbajtës të një firme dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjerja që po e shoqëronte. Viktima është një studente me inicialet R.S dhe mendohet të jetë nga Berati. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur nga aksidenti dhe është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga hetimet  e para rezulton se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë më të cilët po udhëtonte, Emiljano Shehaj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›