E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frike per Obamen

Momente tensioni janë verifikuar të premten në Kaliforni në momentin e nisjes së “Air Force One” me presidentin amerikan Barack Obama në bord.  Dy avionë luftarakë janë thirrur të ngrihen në fluturim për t’i zënë rrugën një avioni të vogël që kishte hyrë gabimisht në zonën e “ndalim-fluturimit” rreth avionit presidencial. Dy avionët ushtarakë shoqëruan deri në uljen mjetin fluturues në aeroportin e vogël të El Monte dhe menjëherë pas kësaj u hoq gjendja e alarmit dhe avioni që transportonte presidentin Obama u largua nga Los Angeles në drejtim te Reno në Nevada.Incidente të këtij lloji nuk janë të rrallë. 
I fundit ndodhi në shkurtin e kaluar, kur Obama po fluturonte me helikopterin e tij “Marine One”. Helikopteri presidencial ndodhej edhe këtë herë në Kaliforni, kur papritur një avion i vogël “Cessna” ishte afruar papritur, duke shkaktuar alarmin. 
Nga baza ajrore March Air Reserve, edhe këtë herë, u ngritën në fluturim dy “F-16”, që i prenë rrugën avionit të vogël dhe e shoqëruan deri në aeroportin Long Beach. Të alarmuar agjentët e shërbimeve sekrete hipën në bordin e “Cessna” dhe gjetën rreth 20 kilogramë lëndë narkotike të tipit marijuanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›