E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Itali, digjen në makinë dy shqiptarë

Vendi i aksidentit

Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur në zonën e Lorias në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa dy të tjerë po luftojnë me vdekjen në spital.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës dhe si pasojë makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë nga viset shqiptare është përfshirë nga flakët. Mësohet se dy viktimat janë 17-vjeçari Roger Nani nga Shqipëria dhe Valon Morina, 21 vjeç, nga Kosova.

Roger Nani

Gjithashtu, në aksident kanë mbetur të plagosur edhe dy të rinj të tjerë, shqiptarë nga Maqedonia.

Trupat e viktimave nuk u janë kthyer ende familjarëve, pasi është dashur analiza e AND-së për identifikimin e tyre.  Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës, teksa makina ka qenë3 duke udhëtuar me shpejtësi të madhe.

Valon Morina

Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur, duke u përfshirë në flakë. Dy shqiptarët nga Maqedonia kanë arritur të dalin, por pa mundur të bëjnë asgjë për dy miqtë e tyre.

Mësohet se 17-vjeçari shqiptar Roger Nani ishte pjesë e skuadrës së futbollit për të rinjtë në Fossalunga.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›