Rreth çdo ylli ka të paktën një planet
Çdo yll që xixëllon në qiell ka të paktën një planet që rrotullohet rreth tij tregon një studim i ri. Kjo do të thotë se në galaksinë tonë ka afërsisht 10 miliard planete sa madhësia e Tokës.
Të dhënat janë publikuar në takimin e 219-të të Shkencave Astronomike Amerikane. Lentet e vogla gravicionale janë përdorur si metodë për vrojtimin e dritës së yjeve.
Në 15 vitet e fundit ne kemi numëruar brenda sistemit tonë diellor nga zero deri në 700, por ne besojmë se ekzistojnë qindra miliard vetëm në Rrugën e Qumështit, tha studiuesi Martin Dominik nga universiteti Andreus, në Britani.