E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër skandal nga ushtria amerikane, marinsat urinojnë mbi trupat e talebanëve

www.youtube.com/watch?v=Ab0QREsyqYg

Ushtria amerikane ka nisur hetimet mbi një video të publikuar në internet, ku shfaqen disa ushtarakë duke urinuar mbi trupat e luftëtarëve të vrarë talebanë. Pamjet e neveritshme mendohet se kanë të bëjnë me marinë e SHBA-së por ende kjo nuk është e vërtetuar.

Filmimi mund të jetë skandali i radhës për Amerikën, pasi gjatë luftës në Irak dhe Afganistan ka prodhuar shumë të tillë. Në video njëri nga ushtarët që po urinonte mbi trupat e pajetë të talebanëve shprehet: Paç një ditë shkëlqyeshme shoku.

Një grup për mbrojtjen e të drejtave të myslimanë i ka dërguar një letër Sekretarisë për Mbrojtjen duke kërkuar dënim sipas ligjit ushtarak për personat e përfshirë. Nga ana e tyre autoritetet e SHBA-së kanë nisur verifikimet për vërtetësinë e pamjeve dhe identifikimin e ushtarëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby është shprehur se janë shumë të shqetësuar për këtë video. Kush do qoftë dhe sidoqoftë, kjo është një sjellje skandaloze dhe e papranueshme për një anëtarë të ushtrisë, thotë Kirby.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›