Aksident në Izrael,vdesin 24 persona

Një atuobus izraelit me turistë ka dalë nga rruga dhe është përplasur, kur ndodhej në një zonë të shkretë, duke shkaktuar vdekjen e 24 personave si dhe plagosjen e mbi 10 të tjerëve. Lajmi u bë i ditur nga burime të ekipeve izraelite të shpëtimit. Aksidenti ndodhi pranë kufirit me Egjiptin. Grupet e shpëtimit raportuan se 24 persona humbën jetën dhe mbi 15 persona të tjerë u plagosën rëndë si dhe deklaruan se disa helikopterë të ushtrisë izraelite ndodheshin në vendin e ngjarjes, ku po punohej për t'u dhënë ndihmë të mbijeturave. Grupet e shpëtimit raportuan se në autobus ndodheshin 60 pasagjerë dhe disa nga të plagosurit ndodheshin në gjendje shumë të rëndë, ndërkohë që disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit. Stacioni televiziv izraelit "Channel 10" njoftoi se turistët ishin nga Europa Lindore. Një zyrtar izraelit tha se autobusi ishte duke i çuar turistët nga aeroporti për në Detin e Kuq dhe ishte rrotulluar duke rënë në një humnerë afër rrugës. Grupi me turistë kishte ardhur nga qyteti rus i Shën Peterburgut. Eilat, qytet në pjesën jugore të Izraelit, ndodhet në kufi me Jordaninë dhe Egjiptin dhe është një destinacion tërheqës për turistët.