Fakultetetet, nuk marrin vendim për masterin 1-vjeçar
Fakultetet nuk kanë marrë ende vendimin për fillimin e studimeve të masterit 1-vjeçar për diplomat 4 vjeçare, para sistemit të Bolonjës. Edhe pse është njoftuar nga autoriteti më i lartë i arsmit se sivjet edhe studentët e diplomave të integruar do të kenë mundësinë e fillimit të masterave, fakultete janë ende në pritje të një vendimi. Nisur nga ky shkas këshilli studentor i fakultetit "Histori - Filologji", ka hartuar një kërkesë, nëpërmjet së cilës i drejtohet MASH-it për sqarim të situatës.Studentët e sistemit të vjetër 4 vjeçar, kërkojnë me ngulm vijueshmërinë e studimeve në nivelin master në universitetet publike, dhe vënë re se një e drejtë e tillë nuk u është mohuar atyre jo-publike.Në një komunikim zyrtar për Ora Neës, zyra e shtypit pranë ministrisë së Arsimit dhe Shkencave ka njoftuar se programet për masterat e diplomës së integruar, ndryshe 4 vjeçare, janë hartuar dhe aktualisht ndodhen në qendrën e akreditimit. Pasi të rikthehen prej qendrës, ministria do ti dërgojë në qeveri për miratim. Por, nuk është dhënë asnjë afat nga ana e këtij autoriteti se, kur këto programe studimi do të jenë të gati për të kaluar në fakultete.