Aksident në Klos-Bulqizë, 4 të plagosur, gruaja transportohet me helikopter në Tiranë
BULQIZË- Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur sot rreth orës 18:30 aksin rrugor Klos-Bulqizë.
Sipas burimeve nga vëndngjarja, mësohet se në aksident është përfshirë një furgon pasagjerësh dhe një makinë tip veturë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Korrespondenti Enver Doci deklaron se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Dushk, ndërsa saktëson se bëhet fjalë për një terren të vështirë, ku mungon edhe sinjalistika në rrugë.
Ndërkaq, të plagosurit fillimisht janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Bulqizës, ndërsa një grua që ishte në gjendje më të rëndë u transportua me helikopter në Spitalit Ushtarak të Tiranës.
Duke iu referuar burimeve të policisë, Doci bën me dije se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëvizte vetura.
Po sipas tij, hetimet e policisë vijojnë në lidhje me ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Aksidente në Tiranë, makinat përplasin 4 këmbësorë, mes tyre dhe 1 fëmijë Shpërthen mjeti, plagoset drejtuesi. Dyshohet për vendosje dinamiti