E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani shkëlqen në start, Flamurtari fiton në Shkodër

Me ceremonitë e rastit, si në çdo fillimkampionati, por edhe me një minutë heshtje në të gjitha fushat, për shkak të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të ekipit Shpresa dhe të Vllaznisë në sezonin e kaluar, Artan Bushati, vërshëllimat e arbitrave në tre stadiume të vendit, Krujë, Shkodër dhe Kavajë, i kanë dhënë startin kësaj gare magjike, që ngërthen interesin e mijëra sportdashësve. Kanë triumfuar dy skuadra udhëtuese, Partizani dhe Flamurtari, ndërkohë që durrsakët e Maganit kanë përmbysur me mjaft sforco eurogolin e Bekim Kulit për Bylisin. Golin e parë të Superiores për këtë kampionat e ka shënuar Hyshmeri në Krujë, në minutën e 26-të, ndërkohë që ka nisur gara edhe me dy kartonë të kuq.
Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e 75-të kombëtar të futbollit, ndërsa Vllaznia është antipodi i tij. Të kuqtë kanë befasuar, duke triumfuar në Krujë me rezultatin 2-0, falë golave të Hyshmerit dhe Demirit, ndërsa kuqeblutë e Shkodrës janë mundur brenda në “Loro Boriçi” 1-0 nga Flamurtari. Goli për vlonjatët kanë autorësinë e mesfushorit Taulant Kuqi, shënuar që në minutën e 32-të. Kohë në dispozicion për të reaguar kanë pasur të besuarit e Agim Canajt, por potenciali nuk premton shumë. Në Kavajë kanë fituar me përmbysje durrsakët e Maganit, që kanë vuajtur jo pak. Të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera të kësaj jave. Tirana përballet me Laçin në “Qemal Stafa”, ndërsa Skënderbeu pret Besën në fushën e vet, nën dritën e prozhektorëve. (E.Ilnica/balkanweb)

Java I e Superiores
VLLAZNIA-FLAMURTARI     0-1
Shënues: Kuqi 32′ 

TEUTA-BYLIS                      2-1
Shënues: Ahmataj 70′, Xhafa 84′ / Kuli 44′
KASTRIOTI-PARTIZANI 0-2
Shënues:Hyshmeri 25′, Demiri 51′ 

Të dielën
TIRANA-LAÇI                  (17:00)
SKENDERBEU-BESA    (19:00)

4 shtator
LUSHNJA-KUKESI          (17:00)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›