Aksident në Kukës, humb jetën 23-vjeçari, plagosen 3 të tjerë
KUKES - Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e një aksidenti në Kukës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë aeroportit të Kukësit, kur mjeti tip fuoristradë, që mendohet se udhëtonte nga Bushtrica në drejtim të qytetit të Kukësit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një kanal.
Për pasojë ka humbur jetën 23-vjeçari Galip Perzhilla dhe janë plagosur Trëndafile Perzhilla, 20 vjeç dhe shtetasit Gëzim e Përparim Nici.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal, prej nga mësohet se janë në gjendje të rëndë.
Policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.
(er.nu/BalkanWeb)