Carnegie Europe: Autonomi për veriun e Kosovës!
PRISHTINE - Fondacioni “Carnege Europe” vlerëson se ndarja e veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës mund të tejkalohet me autonominë për veriun e Kosovës.
“Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedime më ambicioze mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe me përfaqësues të veriut të Kosovës, me qëllim që përmes autonomisë rajonale të tejkalohet ndarja mes veriut dhe pjesëve tjera të Kosovës”, thuhet në një publikim të fondacionit.
Autori i raportit, Stefan Lehne, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës thekson se rezultati i këtyre negociatave trepalëshe duhet të "vendosë një kornizë gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit, përfshirë marrëveshjet e arritura dhe përfaqësimin diplomatik, me të cilin ruhen qëndrimet e ndryshme ligjore për statusin i cili ka marrë formë sipas modelit të marrëveshjes gjermano-gjermane të vitin 1972".
"Bashkimi Evropian duhet të fillojë procesin e emërimit të një emisari të nivelit të lartë që do të udhëheqë bisedimet në lidhje me këtë", thotë ai në analizën e "Carnegie Europe".
Në raport vlerësohet se situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar, dhe mosbesimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës janë ende të mëdha, “për çka nuk duhet humbur kohë dhe, mbështetur në suksesin e marrëveshjeve të shkurt të 2012, BE-ja ka nevojë urgjente për të filluar një dialog më të plotë që do të adresoj çështjet në veri ku ka një shumicë serbe".
"Nëse serbët dhe kosovarët besojnë se në fund do të bashkohen në rrjedhën evropiane, ka gjasa të mëdha për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre". përfundon analiza.
(er.nu/tg/BalkanWeb)