E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fshehtësia", arrestohen 4 persona për shfrytëzim prostitucioni

TIRANE – Në kuadër të operacionit të koduar "Fshehtësia", Policia e Tiranës arrestoi katër persona, të akuzuar për "shfrytëzim prostitucioni". Mësohet se rreth orës 05.00 të ditës së sotme nga shërbimet e Seksionit Kundër Krimeve dhe Trafiqeve te Paligjshme u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Lizi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje, Ardian Keçi, 41 vjeç, banues ne Shijak, i dënuar më parë për plagosje, Eljana Trushaj, 23 vjeç dhe Niva Kokolari (Dalipi), 25 vjeçe, të dyja me banim në Tiranë.

Policia sqaroi se arrestimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të tyre, për veprën penale të "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".

Sipas policisë, më datë 13 mars 2012, rreth orës 21.30, në një nga hotelet në autostradën Tiranë-Durrës është kapur në flagrancë shtetasja E.T., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasin A. K., ndërsa shtetasit Niva Kokolari (Dalipi) dhe Fatmir Lizi, kanë ndërmjetësuar, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të shtetases E.T.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›