E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Kukes vdes i moshuari

Një aksident automobilistik në qendër të qytetit të Kukësit ka aksidentuar një të moshuar i cili ka qenë duke kaluar rrugën, kur papritur një automjet tip furgon, e ka përplasur atë duke e rrëzuar përdhe dhe tërhequr zvarrë për disa metra.

Sipas burimeve policore bëhet e ditur se i moshuari Nusret Taf’hasi u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i mjetit Bujar Bilali, sapo ka ndodhur aksidenti, ka marrë të moshuarin dhe e ka çuar në spital. Policia rrugore ende nuk ka bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti por paraprakisht dyshohet se shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti, në zonën urbane, ka bërë që drejtuesi i automjetit të përplasë të moshuarin, i cili ka tentuar që të kalojë rrugën. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›