E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate ne Parlament Berisha Votoni ligjet dhe Aministine Fiskale

Nis seanca e jashtëzakonshme parlamentare e thirrur me kërkesën e kreut të Qeverisë për miratimin e tre ligjeve, të njohura tashme si ligjet e integrimit, ku përfshihen projektligji për Nënpunësin Civil, projektligji për Gjykatën e Lartë dhe Reforma Parlamentare.

"Pasi Rama bllokoi dhe e nxorri vendin jashtë listës së vendeve kandidate për në BE, pasi u mohoi shqiptarëve mundësinë e marrjes së statusit, më në fund ai tani kërkon të votojë tre ligjet", tha Kryeministri Sali Berisha. Shefi i Qeverisë theksoi se cështja e statusit u varros për një vit, por tani Parlamenti kryen aktin e votimit, me të cilin kursehet një shumë e konsiderueshme parash, që sipas Berishës do të përdoreshin për referendumin. "Parlamenti i ben ligjet aktive, me voten e tij dhe ne kete menyre kursehen rreth 6 milione euro, pasi jane humbur disa qindra milione euro nga shkelmimi qe i beri kreu i PS-se statusit te vendit kandidat", tha Berisha. Bashkë me tre ligjet e integrimit, me kerkesë po të Kryeministrit, është përfshirë në rendin e ditës edhe Amnistia Fiskale, që gjithashtu përmban pikëpyetjen për ligjvënësit, se çfarë përmban ky draft, pasi ai nuk ka kaluar më parë në komisionet parlamentare. Berisha ka kerkuar nga opozita ta mbyllin Kuvendin me nje akt dinjitoz, si eshte sipas tij votimi i Amnistise. “Kryetari juaj është politikan kioskë, ai thotë do fal gjobat e 1 marsit e këtej, pse të 1 shkurtit, apo 1 janarit jo. Të votojmë dhe amnistinë si një akt të denjë dhe e mbyllim këtë seancë me vendime shumë të rëndësishme, nuk keni shkak të refuzoni amnistinë, cfarë do u thoni atyre që kanë punësuar mijëra vetë, biznesmenëve të Elbasanit, bashkim cfarë do u thuash biznesmenëve të Korcës që nuk voton amnistinë, s’ka asgjë partiake, kryetari yt premtoi të heqë gjobat e 1 marsit e këtej, t’i bëjmë qytetarët të drejtë para ligjit, pse vini me paragjykime. Është kollaj të futesh në fabrikat e tyre për ndonjë votë, doni konsultime mes tuaj, merrni kohën që ju duhet”- tha Berisha. Kreu i Qeverise, ka perseritur edhe ne kete seance premtimin se do te liberalizohen vizat me Ameriken. Duke replikuar pas deputetit Bushati, qe e ka cilesuar kete premtim si qiqra ne hell Berisha ka thene se te njejten gje kane thene ata edhe kur ai prematoi heqjen e vizave me BE, apo anetaresimin ne NATO. Ndërkaq deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri, duke i kujtuar Berishes deklaraten se eshte gjysh e baba i plote e jo gjysme, ka thene se ai eshte shërbëtor i fëmijëve të ti. “Vulen e mbajnë ata, ti punon për ta, je baba full time se punon për fëmijët e tu full time, një gjë të jesh i sigurtë, po ke merakun e Fierit ta shuaj unë këtë merak, është cliruar Fieri, qarku i Durrësit s’të përket me, Elbasanit po ashtu, këshilli bashkiak i Tiranës s’të përket më. Ne i rikthyem legjitimitetin pushtetit vendor në të gjitha qarqet, në shumicën dërrmuese, mos qaj hall, nëse ke hallin e kryetarit të PS do e shohësh kryeministrin e ardhshëm, nëse ke hallin e rivaliteteve në opozitë ke të drejtë, e kemi rivalitet, Meta thotë se do e marrësh karrigen falas, ne duam ta japim me 1 euro, për këtë po hahemi”, tha Tahiri. Ne seancen e jashtezakonshme ndodhet i pranishem ne salle edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›