Aksident ne Lac humb jeten efektivi rrugor
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte pasdite në në rrugën lidhëse autostradë-Laç, në vendin e quajtur Fshat-Laç, ku një efektiv rrugor është aksidentuar për vdekje. Sipas korrespodentit të Abc neës në Lezhë, Gjovalin Tusha 33-vjec, banues në Gorre-Kurbin, u aksidentua nga një mjet benz me targë LA 7399 A, në pronesi të shtetasit Esat Cakoni, 45-vjec, banues ne Laç.
Policia bën të ditur se Cakoni pasi ka aksidentuar policin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Tusha është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ka humbur jetën në spital.
Mësohet se viktima ishte drejtuar për në komisariatin e Kurbinit për të marrë detyrën, dhe mendohet se errësira në rrugë dhe shpejtësia e madhe janë bërë shkak i këtij aksidenti që i mori jetën efektivit të uniformave blu.
Policia ka nisur kërkimet për të vënë në pranga autorin e këtij aksidenti.