E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari pergatitet per ndeshjen e veshtire me Skenderbeun

Një ndeshje e vërtetë do të luhet në Korçë fundjavën e ardhshme për Superligën shqiptare. Flamurtari do të vizitojë Skënderbeun vendas, pra nënkampioni do të luajë me kampionin dhe trajneri i kuqezinjve, Lutaj, e di mirë se përballja do të jetë e vështirë.

Në një përgatitore luajtur ndaj rivalit lokal, Vlora dhe fituar me rezultatin 4-1, trajneri i Flamurtarit, kolaudoi formacionin dhe skemat që ka menduar për të përdorur në ndeshjen e Korçës, për javën e 8-të të Superligës.

Në fushë do të ishin Brahja, Sakaj, Rajoviç dhe Abraham në mbrojtje, ndërsa në mesfushë ishin Progni, Lena dhe Shtupina. Sulmues i vetëm ishte provua tiranasi Hysa, ndërsa trajneri provoi në mesfushë edhe beratasin Arbri si dhe Kuqin.

Flamurtari dhe Skënderbeu patën vjen një rivalitet të hidhur, dhe me pasoja në luftën e tyre për titullin kampion, ndërsa këtë sezon atmosfera duket shumë më e qetë për momentin, ndoshta edhe sepse në krye të tabelës janë Teuta e Tirana.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›