E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi gjyqin, Tahiri: Nuk kam para

TIRANE - Deputeti socialist, Saimir Tahiri, pak ditë pas padisë së dy fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit dhe Argitës, ka komentuar në faqen e tij në Facebook se "drejtësia po e bën punën siç e kërkon partia...".

Në bisedë me miqtë e tij, Tahiri është shprehur edhe për gjobën e vënë nga Gjykata e Tiranës për padinë e deputetes së PD-së Albana Vokshi.

"Natyrisht vendimi është apeluar. Por, edhe sikur të çmendet dhe Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Strasburgut, unë aq para natyrisht nuk kam s'i t'i kem! Nuk kam vjedhur kurrë, prandaj", - shkruan Tahiri në Facebook.

"Megjithatë, as mos u habit që po të më duhet, do i mbledh publikisht nga 100 lekë nga të gjithë ata që besojnë tek të vërtetat që kam thënë unë dhe kolegët e mi për korrupsionin e familjes dhe oborrit të Saliut. Ma merr mendja do ia arrij se jemi shumë që besojmë këto të vërteta... shumica e shqiptarëve praktikisht",-shprehet deputeti socialist.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›