E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Masakra e Levanit", shoqërohen 40 romë

FIER - Grumbullimi i provave të reja, kryesisht nga qyteti i Ballshit, bëri që pas 14 vitesh, policia e Fierit të rihapë një nga dosjet e famshme të tragjedive të vitit 1977, dosjen "Masakra e Levanit". Rihapja e hetimeve shpresohet që të hedhë dritë mbi motivet dhe autorët e ngjarjes së rëndë të 28 majit 1997 në Levan, ku nga përleshja me armë mes bandave të njohura të asaj kohe, u vranë 21 persona. Edhe pas kaq vitesh, katër nga viktimat e asaj dite, janë të paidentifikuar. "Rihapja e dosjes për masakrën e 14 viteve më parë, është në kuadër të një plan-detyre që ne kemi për të zbardhur ngjarjet pa autor, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë",- pohon Ilir Sula, nëndrejtor i Policisë së Qarkut të Fierit.
HETIMI
Dje në mesditë, burime nga policia e Fierit konfirmuan zyrtarisht për "Gazeta Shqiptare" se kanë rihapur dosjen e masakrës së Levanit dhe kanë shoqëruar disa persona.
"Pas provave të reja, kemi shoqëruar për zbardhjen e ngjarjes 24 banorë romë, banorë të zonës ku ndodhi ngjarja. Në orët në vazhdim, do të shoqërojmë dhe persona të tjerë, të cilët do të japin shpjegime lidhur me ngjarjen, pro-vat e reja në rolin e pjesëmarrësve direkt apo të personave që duhet të kenë dijeni",shtojnë burimet e policisë së Fierit.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›