Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen 3 anëtarë të një familje
FIER- Plagosen në aksident tre pjesëtarë të një familje.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varobob, ndërsa të plagosur kanë mbetur babai, nëna dhe djali i tyre 5-vjecar.
Sipas të dhënave të policisë lokale tre familjarët udhëtonin me një motorr, i cili është përplasur me bordurën e rrugës. Bëhet me dije se familjarët janë dërguar në spitalin e Fierit menjëherë pas aksidentit.
Në gjendje më të rëndë ndodhet kryefamiljari Sabri Troka, ndërsa gruaja dhe djali kanë marrë plagë më të lehta.
(m.a/BalkanWeb)