Kreu i ri i PD-së, Basha falenderon demokratët: Bashkë drejt sfidave të reja
TIRANË- Kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha falënderoi sot simpatizantët dhe votuesit demokratë për mbështetjen dhe urimet për fitoren e tij në drejtimin e partisë, pas dorëheqjes së liderit historik Sali Berisha.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Basha teksa falenderon mbështetësit i bën thirrje që së bashku të ecin drejt sfidave të reja.
“Të dashur vëllezër dhe motra anëtare te familjes tone demokrate, të nderuar zonja dhe zotërinj, militantë , mbështetës, simpatizantë dhe votues të Partisë Demokratike, të dashur bashkëqytetare e bashkëkombës, ju falenderoj me mirënjohje të thellë për urimet, përgëzimet dhe mbështetjen tuaj përmes mijëra mesazheve dhe postimeve. Të bashkuar dhe të vendosur le të ecim së bashku drejt sfidave që na presin dhe ti kthejmë ato në shanse dhe mundësi për demokratet dhe gjithë shqiptarët! Përshëndetje të përzemërta, Lulzim Basha”, shkruan Basha.
(e.m/BalkanWeb)