Egjipti nis ofensivën kundër militantëve në Sinai, 31 viktima
EGJIPT - Ushtria e Egjiptit ka nisur një ofensivë të gjerë kundër militantëve të dyshuar në Gadishullin Sinai.
Ushtarët në automjete të blinduara, të mbështetur nga tanke dhe helikopterë, kanë qëlluar fuqishëm strehat e militantëve, në atë që është përshkruar si operacioni më i madh në këtë zonë.
Pjesa veriore e Sinait, që kufizohet me Izraelin dhe Rripin e Gazës, ka qenë për kohë të gjatë strehë e militantëve islamikë.
Ofensiva vjen dy ditë pasi ministri i Brendshëm i Egjiptit, Muhammad Ibrahim, i ka shpëtuar një atentati në Kajro.
Agjencitë egjiptiane bëjnë të ditur se nga sulmi janë vrarë të paktën 31 persona, ndërsa ka patur edhe shumë të plagosur.
(er.nu/rel/BalkanWeb)