E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, në kërkim futbollisti i Dinamos, dhunoi një efektiv policie

TIRANE – Një punonjës i policisë së Tiranës është dhunuar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të stadiumit “Qemal Stafa”, në përfundim të ndeshjes Dinamo-Tërbuni, ku polici është goditur me grushte e shkelma nga një 22-vjeçar.

Burime nga policia konfirmojnë se autori i ngjarjes është futbollisti i ekipit të Dinamos, Arbër Ajçe, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë mësohet se efektivi i dhunuar është dërguar në spital me fraktura në fytyrë.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat babain e të riut, i cili ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka qenë rastësisht i pranishëm edhe ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›