Polici: Më vendosën detonator në bombolën e gazit, Ekspertët: Ishte magnet
TIRANE – Një punonjës i policisë së Tiranës njoftoi sallën operative pasi dyshonte se persona të panjohur i kishin vendosur një detonator në bombolën e gazit në shtëpinë e tij.
Siç mëson gazetari Spartak Koka, pak ditë më parë policit Llesh Vukaj i kishin humbur çelësat e shtëpisë, që sipas tij mund të ishin vjedhur nga personat që kishin planifikuar shpërthimin e bombolës.
Zoti Vukaj bëri të ditur se detonatori ishte konstatuar nga bashkëshortja e tij, por fatmirësisht bombola ka qenë pa gaz.
“Është detonator i montuar në pjesën e poshtme të bombolës. Bombola është 5 litroshe. Dikush ka hyrë brenda. Nuk kam dyshime as konflikte. Bombolën e konstatoi gruaja, ishte një detonator me unazë. Fat ishte që bombola ka qenë pa gaz.”- deklaroi Vukaj për “News24”.
Ekspertët e policisë morën bombolën e gazit për ekspertim, dhe vërtetuan se në pjesën e poshtme të saj ishte ngjitur një magnet me një unazë, i cili nuk rrezikonte të shpërthente.
(er.nu/BalkanWeb)